Kadyrov flet për ta kënaqur Putinin: Do ta marrim Mariupolin, pastaj jemi gati për Kiev

32

Lideri kukull i Putinit, Ramzan Kadyrov, ka publikuar një video me ushtarët çeçenë ku thotë se po përgatisin një operacion special për të pastruar qytetin e Mariupolit nga forcat ukrainase.

Kadryov thotë se shumë shpejt do ta përfundojnë planin e tyre operacional në Mariupol dhe do të raportojë te Putini për gatishmërinë e çeçenëve për ta marrë Kievin, raporton Gazeta Express.

“Me nder do ta zbatojmë urdhërin e Komandantit Suprem Vladimir Putin. Ai na ka besuar neve me një nga detyrat më të rëndësishme dhe ne do t’ia kthejmë besimin e tij 100%. Shumë shpejt do ta përfundojmë detyrën në Mariupol dhe do të raportojmë te Presidenti i Rusisë për gatishmërinë tonë për ta marrë Kievin”, ka thënë Kadyrov.