Bilall Kasami: Nuk fyejmë asnjë subjekt shqiptar, kemi hallin e qytetarëve

340

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në vazhdën e aktiviteteve të tij në kuadër të kampanjës MUNDEMI ka thënë se Lëvizja Besa është shumë e përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve me program konkret, data konkrete dhe afate për realizim.

“Ne jemi të hapur dhe i ftojmë oponentët të ofrojnë program konrekt me afate për realizim. Lëvizja Besa është garancë për jetë më të mirë sepse MUNDEMI edhe më mirë“, tha Bilall Kasami.

Më tej Kasami ka deklaruar se ne nuk fyejmë asnjë subjekt shqiptar, sepse e kemi hallin e qytetarëve./gjurmë.info/