Parashikimi i Bankës Botërore: Lufta në Ukrainë do t’i godasë ekonomitë e këtyre vendeve

18

Ndërprerjet në furnizimet e mallrave, tendosjet financiare dhe çmimet më të larta janë ndër ndikimet e luftës në Ukrainë që do të ngadalësojë ekonomitë në Azi në muajt e ardhshëm, thotë Banka Botërore në një raport të publikuar sot.Raporti parashikon rritje të varfërisë në rajonin e Azi-Paqësorit këtë vit si “goditje të shumëfishta” për njerëzit dhe bizneset, shkruan AP.Rritja për rajonin vlerësohet në 5%, nga parashikimi fillestar prej 5.4%. Skenari i “rastit të ulët” parashikon uljen e rritjes në 4%, thuhet nw raport. Rajoni pati një rikthim në rritje prej 7.2% në 2021 pasi shumë ekonomi përjetuan rënie me fillimin e pandemisë.Banka Botërore parashikon që Kina, ekonomia më e madhe e rajonit, do të zgjerohet me një ritëm vjetor prej 5%, shumë më ngadalë se rritja prej 8.1% e vitit 2021.Pushtimi rus i Ukrainës ka ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës, gazit dhe mallrave të tjera, duke rwnduar fuqinë blerëse të familjeve dhe bizneset. Ndwrsa qeveritë tashmë po përballen me nivele jashtëzakonisht të larta të borxhit.Institucioni i huadhënies së zhvillimit u kërkoi qeverive të heqin kufizimet në tregti dhe shërbime për të përfituar nga më shumë mundësi dhe për t’i dhënë fund subvencioneve të karburanteve fosile.Raporti vuri në dukje tre goditje të mundshme kryesore për rajonin: luftën, ndryshimin e politikës monetare në SHBA dhe disa vende të tjera dhe një ngadalësim në Kinë.Ndërsa rritja e normave të interesit ka kuptim për tkurrjen e ekonomisë amerikane dhe frenimin e inflacionit, pjesa më e madhe e Azisë mbetet prapa në rimëkëmbjen e saj nga pandemia. Vende si Malajzia mund të pësojnë rrjedhje valutore dhe pasoja të tjera financiare nga ato politika që ndryshojnë.Ndërkohë, ekonomia tashmë e ngadalësuar e Kinës mund të lëkundet pasi shpërthimet e COVID-19 provokojnë bllokime si ai që është tani në Shangai, megaqyteti më i madh i vendit. Kjo ka të ngjarë të prekë shumë vende aziatike, tregtia e të cilave varet nga kërkesa nga Kina.Raporti vuri në dukje se ekonomitë rajonale dolën më mirë gjatë valëve të variantit Delta të 2021 të koronavirusit sesa në muajt fillestarë të pandemisë në 2020.