POLITIKA “SALTO MORTALE” E BDI-së

137

Shkruan Dervish Alimi

Me mosheqjen e iminutetit politik të ish-kryeparlamentarit Veljanoskit, BDI e dëshmoi edhe një herë se eshte shndërruar në mënyrë të pa/vetëdishme në mburojën e partnerëve qeveritarë pa marrë parasysh përcaktimin e tyre ideologjik.

Si zakonisht, në pamundësi për të korrur sukses dhe rezultate në drejtim të avancimit të të drejtave të atyre që i kanë deleguar, BDI nga dita në ditë, i kthen tytat kundër votuesve të saj, duke u bërë bashkëpartnere e devotshme në misionin e atyre që kanë për interes të vetëm mbajtjen sa më gjatë të status quo-së dhe stagnimit të statusit politik dhe të të drejtave nacionale politike dhe kushtetuese të votuesve te saj.

Paaftësinë e saj e arsyeton vazhdimisht me prezentimin e rrejshëm të situatës dhe me uljen e pazarit të ofertës dhe kerkesës politike, por së paku këtë herë, të kishin heshtur siç kanë heshtur me vite, sepse edhe kur flasin dhe veprojnë, ia ngulin thikën vetes dhe punojnë kundër ardhmërisë edhe të fëmijëve të tyre…!