Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,22% në raport me vendimin e datës 25.3.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe ЕURODIZELI (D-Е V) rriten për 1,5 denarë për litër dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 3,00 den/litër, transmeton TetovaLajm.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,1 den/kg dhe do të jetë 57,3 den/kg.
Nga data 29.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 83,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 85,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 87,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 84,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 57,3 (denarë/kilogram)