Hoxha e ‘godet’ fortë BDI-në: Është koha që të shkojë në opozitë, PSE JO?!

173

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha thotë se VMRO dhe BDI po koordinohen njëra me tjetrën dhe po sabotojnë mbledhjen e KSHZ-së. Ai më tej shtoi se koha është e duhur që BDI të shkojë në opozitë.

 

 

Ja postimi i tij i plotë: Në vitin 2016, shumica e atëhershme VMRO-DPMNE dhe BDI edhe përkundër mos marrjes pjesë në zgjedhje të LSDM-së, ata vendosën të organizojnë zgjedhje më 05 Qershor 2016, zgjedhje të cilat më vonë u anuluan.

Dilema që shtrohet është kjo, pse BDI në vitin 2016 nuk u interesua aq shumë për “inkluzivitetin” në proces zgjedhor, ndërsa në emër të “inkluzivitetit” për (ish) partnerin e tyre VMRO-DPMNE, po e njejta BDI dukshëm e kordinuar me VMRO-DPMNE sot sabotojnë mbledhjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Koha e duhur që BDI të shkojë në opozitë, PSE JO?”, ka shkruar Arjanit Hoxha.