Kim Kardashian tregoi linjat e saj të famshme trupore e veshur me një fustan të kaltër të ngushtë në pas-ndejën e “Oscars 2022”, të organizuar nga Revista “Vanity Fair”.
41-vjeçarja, dukej mahnitëse në veshjen e cila përmbante detaje të prera në pjesën e pasme, shkruan The Sun.
Ajo e stiloi fustanin me çizme të zeza dhe e përshtati dukjen me një palë syze dielli me kornizë argjendi.
Kim i kapi flokët e saj të gjatë në një bisht të hijshëm dhe theksoi tiparet e saj me makijazhin e lehtë të realizuar në të.
Nëna e katër fëmijëve shkoi e vetme në tapetin e kuq, duke lënë në shtëpi të dashurin e saj Pete Davidson.
Çifti kanë forcuar lidhjen e tyre që kur filluan të takoheshin në tetor dhe madje shkuan me pushime së bashku në janar.
Kimit iu bashkua motra e saj Khloe, e cila dukej praktikisht e panjohshme me një minifustan ngjyrë argjendi me shkëlqim.
Motra tjetër e tyre Kourtney, u paraqit në tapetin e kuq të “Oscars” me Travisin, teksa kishte veshur një fustan të markës “Thierry Mugler”.
Travis performoi në skenën e “Oscars 2022” si pjesë e grupit All-Star.
Kim shpejtoi të ndante me fansat e saj në Instagram një fotografi nga paraqitja e saj në pas-ndejën e “Oscars 2022”.
“Kjo është kaq ikonike”, shkroi ajo në mbishkrimin e një fotografie në InsatStory.