Kasami: Nëse Qeveria nuk reagon ne si pushtet lokal do të gjejmë zgjidhje

23

Lidhur me krizën energjetike dhe me problemet në sferën e arsimit me të cilën ballafaqohet vendi ynë, kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka thënë se nëse Qeveria nuk intervenon, ne si pushtet lokal do të gjejmë zgjidhje, poashtu do të ishte mirë dhe do të jetë shumë e kursyeshme për vendin që pushimi dimëror të jetë dy muaj, pra dhjetori dhe janari, kurse viti shkollor të përfundojë në fund të qeshorit dhe fillimi të jetë diku kah mesi i muajit gusht. Në këtë mënyrë do të kursehet edhe energji elektrike, por edhe lëndë për ngrohje. Po ashtu shkollat paguajne rrymen me çmim tregu që është shume i larte dhe ketu duhet të nderhyje qeveria që te paguajme me çmim amviserie që shkollat te mund ta përballojnë