Reagon Kasami pasi qeveria nuk ndihmoi Tetovën; Është hakmarrje e humbjes në zgjedhjet e këshillit komunal

19

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme aspak nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Shtabit të Krizës së Komunës së Tetovës, ku kërkohej ndihmë për rajonet e prekura nga përmbytjet. Përmbytjet e ditës së diel dhe të hënë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytet, në fshatin Xhermë, Reçicë e Vogël, Poroj si dhe në fshatrat e malësisë së Tetovës, por për qeverinë këto dëme nuk ekzistojnë sepse në rend dite të seancës qeveritare Tetova nuk është vendosur fare.

Qeveria e papërgjegjshme e Kovaçevskit dhe Ahmetit, me vendimin e djeshëm nuk kanë treguar solidaritet dhe mbështetje për qytetarët për të vetmen arsye, humbja në zgjedhjet lokale të 20 gushtit. Ata nuk mund ta kapërdijnë humbjen dhe shkelmin e fundit që i’u dha populli atyre që për 20 vite shkatërruan çdo gjë, atyre që u pasuruan në kurriz të popullit dhe atyre që keqpërdorën djersën e qytetarëve. Mirëpo, ne jemi të vetëdijshëm për veprimet e qeverisë dhe nuk do ndalemi këtu, por do të vazhdojmë të punojmë dhe të jemi në shërbim të qytetarëve sepse ata besojnë në Ne, në opsionin tonë dhe në zhvillimin e qytetit