Turp, çfar niveli ka rënë drejtoresha e gjimnazit e emëruar nga BDI!

97

Drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës, Teuta Llalla ka ofenduar kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin duke shpërnda një foto të tij në një pako të çipsave. Ajo në vend se të merret me drejtimin e shkollës, me institucionin më të njohur në rajon ajo merret me Facebook dhe me propaganda të kanë për qëllim diskreditimin e figurës së Kasamit. Me këtë ajo aspak nuk i bën dëm kryetarit të Tetovës, por i bën dëm institucionit arsimor, profesorëve që janë në këtë institucion dhe nxënësve të cilët do të ndikohen nga veprimet e pahijshme të drejtoreshës. Nëse një udhëheqës i institucionit përhap dezinformata dhe fyen figurat publike tregon qartë për pa aftësinë për të udhëhequr dhe për të çuar përpara Gjimnazin e Tetovës si një shkollë e cila më parë ka qenë shembull në rajon. Mllefi që ka Llalla ndaj kolegëve të saj të cilët si duket nuk e dëgjojnë për ta ndërprerë grevën po tenton ta shpërfaq në rrjetet sociale duke propaganduar për kryetarin e Tetovës. Është mirë që mësimdhënësit dhe nxënësit të distancohen nga sjelljet e dëmshme të drejtoreshë së tyre dhe të mos bien pre e provokimeve dhe gënjeshtrave që përhap ajo.