Arafat Shabani nga Lëvizja Besa ka reaguar ndaj rastit të profesoreshës së muzikës në Universitetin e Tetovës, Besiana Mehmedi.
Shabani, i cili poashtu është profesorë, thotë se dënon sjelljen e Mehmedit dhe të çdo profesori që ndalon lirinë e shprehjes së studentëve.
Reagimi i plotë:
Dënojmë çdo sjellje jo profesionale të kolegëve profesorë të cilët duan të
ndalojnë lirinë e shprehjes të studentëve dhe ushtrojnë presion mbi ta.
Kjo mënyrë e hakmarrjes ndaj studentëve vetëm pse duan të shprehin një mendim individual apo mos pajtueshmëri me qendrimet në rastin konkret nga prof. Besiana Memedit dëshmohet për qasje ideologjike të saj dhe partisë që përfaqëson (BDI) duke harruar se jeton në liri dhe demokraci, ku liria e mendimit dhe shprehjes janë të garantuara me kushtetutë.
Universitetet duhet të promovojnë kreativitetin e studentëve, të forcojnë
mendimin kritik dhe qasjen hulumtuese të studentëve, duke mundësuar
kështu rritjen e kualitetit arsimor, prandaj çdo trysni, presion dhe hap i cili do ngulfatë lirinë e shprehjes së studentëve është vetëm reflektim i nivelit të ulët të atyre që duhet të jenë promotor të arsimit dhe shkencë.
Universitetet duhet të jenë tempuj të dijes dhe jo tempuj partiak ku do
sistemohen militantët partiak apo vend për të promovuar nepotizmin
institucional.