Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi (MPJ) ka shpallur sot të padëshirueshëm edhe katër diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Mal të Zi.
Në mars, ministri i Jashtëm malazez dëboi një diplomat rus në bazë të një vlerësimi të shërbimeve malazeze të sigurisë dhe i njëjti vlerësim është arsyeja e dëbimit të ri të stafit të ambasadës ruse.
“Ministria e Jashtme mori vendimin bazuar në vlerësimin e organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për aktivitetet e diplomatëve rusë dhe nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, thuhet në deklaratë.
Është sqaruar se nota për vendimin për shpalljen e katër diplomatëve të padëshirueshëm i është dorëzuar sot ambasadorit rus në Mal të Zi dhe se me të është caktuar një afat prej shtatë ditësh që diplomatët të largohen nga territori malazez.
Rusia kohët e fundit, në përgjigje të vendimit të parë të Malit të Zi për të dëbuar diplomatët, shpalli një diplomat malazez në Moskë persona “non grata”.