Brenda vitit në Maqedoninë e Veriut u rritën për 9.6 përqind çmimet e produkteve me pakicë

30
  • Në Maqedoninë e Veriut në muajin mars është regjistruar rritje e çmimit me pakicë për 1.5 përqind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa 9.6 përqind në krahasim me marsin e kaluar, transmeton tetovalajm.com
  • “Indeksi i kostos së jetesës në mars 2022, krahasuar me mars 2021, është vërejtur rritje me 8.8 %, dhe tek indeksi i çmimeve me pakicë është vërejtur rritje me 9.6 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
  • Enti raportoi që rritje më e theksuar në muajin mars vërehet te gazi shtëpiak me 8.2 %, karburantet 8.1 %, qumështi me 7.3 %, vezët me 6.0 %, fruta të freskëta dhe të ftohta me 5.9 %, bukë dhe drithëra me 5,0 %, birra me 2,9 %, etj.
  • Ndërkohë, në krahasim me muajin e kaluar, ulje është vërejtur edhe te transporti ajror për 9.4 përqind, perimet e freskëta dhe të ftohta, për 1,6%, etj.