Benefitet shëndetësore që na sjell agjërimi!

30

Se agjërimi është i dobishëm për shëndetin e njeriut e thonë studime të shumta, por më së miri e dëshmojnë njerëzit që e praktikojnë agjërimin. Por, jo të gjithë janë të vetëdijshëm për benefitet shëndetësore që sjell agjërimi i muajit të Ramazanit.

Agjërimi përveç që është obligim fetar në Islam, ndihmon po ashtu në uljen e kolesterolit, eliminimin e toksinave/helmeve nga trupi, redukton sheqerin dhe yndyrën në gjak. Duke agjëruar njerëzit krijojnë shprehi të të ushqyerit të shëndetshëm dhe rritin imunitetin e tyre.