Pse Ramazani është muaji më i shenjtë në kulturën islame

74

Çdo vit, muslimanët në mbarë botën presin me padurim të shohin gjysmëhënën e re, e cila shënon fillimin e Ramazanit, muajit të nëntë të kalendarit islamik dhe muajit më të shenjtë në kulturën islame.

Ramazani është një seri njëmujore agjërimi me orë të gjata dhe ka një rëndësi të madhe pasi besohet se gjatë kësaj kohe, Zoti i shpalli Kuranin e Shenjtë Profetit Muhamed.

Fillimi i Ramazanit luhatet çdo vit sepse kalendari hënor islamik ndjek fazat e hënës. Fillimi dhe fundi i Ramazanit përcaktohen nga një komitet për shikimin e hënës në Arabinë Saudite.

Origjina e Ramazanit

Fjala Ramazan e ka origjinën nga rrënja arabe ‘ar-ramad’ ose ‘ramida’, që do të thotë vapë përvëluese ose mungesë racionesh. Ramazani është muaji i shenjtë i agjërimit siç është caktuar nga Kurani për të gjithë muslimanët që kanë arritur pubertetin dhe që janë në gjendje ta mbajnë atë, dhe është shtylla e katërt e Islamit.

Myslimanët besojnë se engjëlli Gabriel iu shfaq Profetit Muhamed në vitin 610 pas Krishtit dhe ia shpalli Kuranin, librin e shenjtë islamik, atij. Leylat Al Kadar, ose “Nata e Kadrit”, mendohet të ketë ndodhur gjatë Ramazanit. Muslimanët agjërojnë gjatë atij muaji për të përkujtuar shpalljen e Kuranit.

Kurani përbëhet nga 114 kapituj dhe konsiderohet të jetë fjalë e drejtpërdrejtë e Zotit, ose Allahut.

Ramazani festohet në mënyra të ndryshme

Gjatë Ramazanit, muslimanët përpiqen të përmirësojnë jetën e tyre shpirtërore dhe të forcojnë marrëdhëniet e tyre me Zotin. Ata e arrijnë këtë duke u lutur dhe duke lexuar Kur’an, duke vepruar me qëllim dhe vetëmohim dhe duke u përmbajtur nga thashethemet, gënjeshtrat dhe luftimet.

Gjatë gjithë muajit, agjërimi ndërmjet lindjes së diellit dhe perëndimit të diellit është i detyrueshëm për të gjithë muslimanët, përveç të sëmurëve, shtatzënave, udhëtuesve, të moshuarve, dhe periudhave menstruale të grave. Ditët e humbura të agjërimit mund të plotësohen gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit, ose të gjitha menjëherë ose në ditë të ndara.

Vaktet janë mundësi për muslimanët që të mblidhen me të tjerët në komunitet dhe të prishin agjërimin së bashku.

Meqenëse Profeti Muhamed e prishi agjërimin e tij me hurma dhe një gotë ujë, muslimanët hanë hurma si në syfyr ashtu edhe në iftar. Një element kryesor i Lindjes së Mesme, hurmat janë të pasura me lëndë ushqyese, të lehta për t’u tretur dhe i japin trupit sheqer pas një dite të gjatë agjërimi.

Myslimanët festojnë fundin e Ramazanit me Fitër Bajramin, “festa e agjërimit”, e cila fillon me lutjet e përbashkëta në agim. Pjesëmarrësit mblidhen për tre ditë festash për t’u lutur, për të ngrënë, për të shkëmbyer dhurata dhe për t’u bërë nderime të afërmve.