Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ksamil ku një 66-vjeçar ka gjetur vdekjen.Sipas informacioneve paraprake shtetasi Kastriot Celi ishte duke punuar te ish-furra e bukës në Ksamil kur i ka rënë një tullë mbi kokë.Për pasojë ai mbeti i plagosur por ndërroi jetë rrugës në spital.Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.