Lëvizja BESA në përkrahje protestave për rastin “Monstra”

159

Deputeti i Lëvizjes Besa Kastriot Rexehepi në Facebook ka folur rreth rasteve të montuara politike që nuk kanë ende një epilog gjyqësor. Deputeti Rexehpi deklaron se me vet faktin se disa raste nuk kane epilog, tregon se sistemi gjyqësor është i pa reformuar dhe se kjo sjellë dyshime për rastet e montuara.

Më tej Rexhepi deklaron se një nga rastet më me indikacion se ka qenë rast i montuar është rasti “Monstra”, rast ky, siç shprehët Rexhepi me patjetër duhet të zbardhet.

Ja postimi i deputetit Rexhepi:

“Për fat të keq rastet e dyshimta dhe me epilog të paqartë janë dëshmi se sistemi gjyqësor nuk është reformuar dhe gjithë kjo sjell në mosbesim të plotë në sistemin gjyqësor, gjë që rezulton me dyshime për raste të montuara.

Një nga shumë rastet me indikacione të theksuara se ka të bëjë me montim është edhe rasti “Monstra”, rast i cili me patjetër duhet të zbardhet deri në detajin e fundit.
Duke besuar në drejtësi, si një nga vlerat kryesore të lirisë, shpresojmë se në instancat gjyqësore të akuzuarit e rastit “Monstra” do dëshmojnë pafajsinë e tyre dhe çdo padrejtësi e bërë do korigjohet dhe në fund e drejta dhe drejtësia do triumfojë”, ka shkruar Rexhepi.