Arabia Saudite ka emëruar për herë të parë një grua si ambasadore në SHBA, teksa marrëdhëniet midis dy vendeve aleate janë në krizë për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Kasogki, njofton ResPublica.
Princessha, Rima Bint Bandar do të zëvendësojë Princin, Halid bin Salman, vëllain e vogël të trashëgimtarit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili u emërua ministër i Mbrojtjes. Ajo është gruaja e parë që merr një post kaq të rëndësishëm në diplomacinë saudite.
Princeshë Rima është e bija e princit Bandar bin Sultan, i cili shërbeu si ambasador në SHBA nga viti 1983 deri në 2005. Në sajë të pozitës së babait të saj Rima ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së saj në Uashington dhe ka studiuar në Universitetin George Washington.
Që nga viti 2005 kur u kthye në Riyad, Princesha Rima ka punuar në sektorin publik dhe privat. Ajo është konsideruar si një ithtar i të drejtave të grave, duke promovuar së fundmi pjesëmarrjen e femrave në sport. Emërimi i një ambasadori të ri sipas analisteve është një përpjekje nga Riadi për t’i dhënë një shtysë të re marrëdhënieve me Uashingtonin.