Kasami: Riorganizimi i administratës pengohet nga pushteti qendror

21

Në lidhje me riorganizimin e administratës Kasami tha se inspektorati i punës përmes bashkëshortes së zëvendësministrit të drejtësië Agim Nuhiu, bën presion dhe i kthen në punë të punësuarit e komunës të cilët për tre muaj nuk kanë qenë  në vendet e tyre të punës dhe kjo e dokumentuar përmes sistemit elektronik të evidencës.   Ai në emisionin debativ ne TV 24, potencoi faktin se pushteti qendror  e pengon ne realizimin e punëve dhe zhvillimin e qytetit. Paramendoni tha Kasami, kane lejuar Teuta Arifin që të krijojë një borxh prej 24 milion euro , pa qenë kohë krize ndërsa  mua që në javën e parë më kanë limituar buxhetin, dhe këtu  parashtrohet pyetja se si mund të menaxhosh ose të kursesh në një komunë ku mjetet janë të limituara.