Kryetari i Tetovës Bilall Kasami sot para mediave konfirmoi lajmin për rritjen e pagave të të gjithë të punësuarve në administratë në vlerë prej 2800 denar. Duke pasur parasysh të gjitha rrethanat dhe krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohen qytetarët konsiderojmë se kjo rritje është më se e nevojshme sepse punëtorët meritojnë pagë më dinjitoze, trajtim më të mirë dhe me siguri shërbimet do të jenë shumë më cilësore dhe qytetarët do të jenë të kënaqur. Që nga ardhja në krye të komunës së Tetovës Kasami ka marrë vendime shumë të fuqishme dhe të guximshme madje duke sfiduar edhe qeverinë e cila jo vetëm që nuk po rrite pagat e administratës, por vazhdon me keq menaxhimin në kohë krize. Vetëm para ka jave u bë rritja e pagave të të punësuarve në Njësinë për Zjarrfikës, atë të higjienës komunale dhe njësive tjera dhe tani edhe administratës komunale.