Uji i Banjës së Tetovës tanimë nuk është i pijshëm

73

Komuna e Tetovës në një status në facebook ka thënë se uji i Banjës së Tetovës nuk është i pijshëm si më pare, poashtu është potencuar se uji ka bakterie si Eshorija Koli dhe Enterokoki.

Për më shumë informacion

👇🏻

“Të nderuar qytetarë të Tetovës dhe rrethinës,

Sipas analizave të bëra nga instituti i shëndetit publik uji mineral i banjës së Tetovës ka rezultuar i pa përshtatshëm për pije për shkak pranisë së bakterieve të Eshorija koli dhe Enterokoki. Andaj Komuna e Tetovës ju informon që ujin mineral të banjës së Tetovës të mos e shfrytëzoni për pije.

Me respekt Komuna e Tetovës”