Blerim Sejdiu flet për regjistrimin e popullsisë si dhe “Çfarë e shkaktori regjistrimin të bëhet update?”
Për më shumë informacion
👇🏻
Sejdiu në postin e tij në facebook ka thënë: “Çfarë shkaktoi ky regjistrim përveç “update”-imit të numrave të popullsisë?
Mediumet duhet të fokusohen edhe në temën aktuale dhe shumë të ndjeshme, që u shkaktua si pasojë e regjistrimit të popullsisë në shtetin tonë.
Ky regjistrim, përveç që ishte i dyshimt dhe jotransparent, dhe në vend se pas këtij procesi komunat duhej të merrnin më shumë mjete financiare nga Buxheti shtetëror, si rezultat i “ritjes” së numrit të popullsisë, ndodhi e kundërta, pra ky regjistrim i varfëroi komunat në përgjithësi, e sidomos komunat shqiptare në veçanti. Dhe ky shkurtim i mjeteve financiare të komunave ishte i qëllimshëm, sistematik dhe afatgjatë.
Vetëm analizoni, të gjitha komunat, me theks të veçantë shqiptare, pas shpalles së rezultateve të regjistrimit të fundit, marrin shumë më pak mjete financiare nga Buxheti shtetëror (duke e krahasuar me muajt para regjistrimit), gjë që edhe më shumë na bën të dyshojmë se cili ishte qëllimi i vërtetë i këtij regjistrimi?”