Cila është pasuria e Metodija Dimovskit, sekretarit të ri të Qeverisë?

29

Qeveria së fundmi zëvendësoi Muhamed Zekirin me Metodija Dimovskin, si sekretar i ri i përgjithshëm i Qeverisë.

Por kush është Metodija Dimovski? Për të dihet se ka qenë anëtar i Këshillit Inspektues nga fusha e ambientit jetësor dhe mbrojtje e shëndetit të njerëzve, nga gushti i 2017tës. Ai ka lindur në vitin 1966 në Shkup. Ka magjistruar në 1994 në Universitetin e Beogradit në fushën e shkencave gjeografike.

Ka punuar në disa vende udhëheqëse në administratën publike, në organizata ndërkombëtare si dhe si konsultant i pavarur.

Por cila është pasuria e Dimovskit, edhe pse kjo paraqitje është paksa e vjetër, që nga koha kur është emëruar si anëtar të këshillit inspektues.

Çdo funksionar ka afat prej një muajve pas emërimit të mbushë dhe të dorëzojë listën anketuese deri te Antikorrupsioni, me çka antikorrupsionerët duhet ta paraqesin atë në uebfaqen e tyre. Këto të dhëna duhet të jenë transparente në interes të qytetarëve.

Sipas listës së vjetër anketuese mund të shihet se Metodija Dimovski posedon tre banesa, të gjitha në Shkup. I pari është 50m2, ndërsa vlera e saj kap shifrën prej 40 mijë eurove. Kjo banesë ka statusin e trashëgimisë nga viti 2013.

I dyti është 101 m2 ndërsa vlera e saj shënon 64 mijë euro. Këtë thuhet se e ka blerë në vitin 2006.

Tjetra banesë e cila gjithashtu është blerë si pasuri e përbashkët me bashkëshorten, ka 74m2 ndërsa kap vlerën prej 70 mijë eurove.

Dimovski ka potencuar se gjithashtu posedon edhe tokë bujqësore prej 3570m2 në fshatin Crnik në vlerë prej 200 mijë denarëve. Atë e ka fituar dhuratë. Në po të njejtin fshat Dimovski posedon edhe patundshmëri tjetër personale dhe atë shtëpi me obor prej 234m2, me vlerë 300,000 denarë..

Në emër të fëmijëve, Dimovski ka paraqitur veturë Pezho me vlerë 240 mijë denarë. Dimovski posedon veturë Citroen Xsara me vlerë 150 mijë denarë. Gjithashtu edhe Pezho 508 me vlerë mbi 800 mijë denarë.

Ai ka depozite në banka por edhe borxhe. Dimovski ka hua prej 550,000 denarëve nga viti 2017. Ai ka edhe një kredi prej 2,5 milion denarëve e cila duhet të paguhet deri në vitin 2026.