Kasami jep lajmin e shumëpritur për Tetovarët, pezullohet plani Shik Jellak

56

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në senacën e Këshillit të Komunës së Tetovës në lidhje me seancën për pezullimin e planit urbanistik për Shik Jellakun ka thënë se të gjithë indicjet e këtij revidimi të planit urbanistik thonë se nuk është në rregull, andaj ne duhet që unanimisht të votojmë në dobi të qytetarëve të Tetovës dhe të qëndrojmë së bashku në mbrojtje të kësaj iniciative dhe të votojmë për një plan model për Tetovën tonë.

“Tentimet politike për të vonuar 1 minut ndryshimet e planit detal në bllokun urban 57 janë të kota dhe në dëm të qytetarëve.
Ne kemi dhënë deklaratë publike se me ardhjen tonë ky plan do të revidohet për të përmirësuar interesin publik
Askund nuk u përmend se procedura bëhet për shkak të shkeljes së ligjit, por sic u konstatua në elaborate dëmtohet interesi publik dhe për këtë votohet në këshillin e Komunës dhe këtu mbrohet interesi publik. Ne flasim për vendim që e merr këshilli për të përmirësuar interesin publik aty ku shkelet. Procedura ka qenë transparente dhe është mendimi i ministrisë. Argumentet janë të dëshmuara se aty duhet të ketë intervenim e tha edhe më procedurën paraprake se ai plan urbanistik duhet të jetë model për zhvillimin e ardhshëm të Tetovës, e jo shembull për të keq.
Nuk doja të potencoj se ndonjë këshilltar ka marrë para dhe nëse ka më së paku dua të besoj se dikush ka marrë para.
Si qytetar të Tetovës të qëndrojmë në miratimin për ndryshimin e planit detal urbanistik dhe të miratojmë një plan urban që do të jetë model dhe Tetova të flitet si një komunë ku do të jetë model se si përpilohet një plan urbanistik.”, ka thënë Kasami.

Sot, në mbledhjen 9-të të Këshillit Komunal, këshilltarët komunal të Lëvizjes BESA dhe partnerët e koalicionit votuan PRO këtij pezullimi me çka TETOVA shpëton nga ngulfatja e ndërtesave pa kriter, pa parqe e gjelbërim.