BDI dhe LSDM: Plani urbanistik duhet të “mbrohet” jo të “pezullohet”!

20

Keshilltarët e BDI dhe LSDM me çdo kusht mbrojnë planin urbanistik në shërbim të biznesmenit Daka Davidoviç

Sot, në Tetovë po mbahet seanca e rradhës e këshillit komunal ku si rend dite është edhe pezullimi i punës së planit detal urbanistik blloku urban 57/A apo Shik Jellak në pronësi të biznismenit srrbo-malazez Daka Davidoviçit këshilltarët komunal të BDIsë dhe LSDMsë po e mbrojnë këtë pezullim duke u arsyetuar përpara të tjerëve se ky bllok urban duhet të ndërtohet dhe mos pezullohet. Për çudi kur të gjithë qytetarët nuk e duan këtë ndërtim urban, këshilltarët e BDIsë dhe LSDMs janë njëzëri për t’a ndërtuar dhe shkatërruar Tetovën edhe më shumë siç e kanë bërë tash e 8 vite.