Sonte do të ndryshohet çmimi i karburanteve në Maqedoninë e Veriut

100

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) gjatë ditës së sotme do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës që do të vlejë prej sonte në mesnatë. Siç informojnë nga KRRE, janë përmbushur parakushtet për marrjen e vendimit të ri.

Çmimet aktuale të derivateve janë:

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 83,50 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 85,50 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 83,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 79,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 55,130 (denarë/kilogram)