Aksidentohet autobusi dhe një veturë, 6 të lënduar

44

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet një autobusi dhe një veture në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar gjashtë persona të lënduar”, ka thënë Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.