Policia e Maqedonisë vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 913 gjoba vetëm dje

39

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme nga 09:00 deri në ora 15:00 në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut është zbatuar aksion për gjobitjen e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë.

“Gjatë këtij aksioni janë gjobitur 913 shoferë, ndërsa 67 prej tyre kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 10 automjete kanë lëvizur me 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, sqarojnë nga MPB>

Ata theksojnë gjithsej 913 shoferë të dënuar, 494 prej tyre kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 419 të tjerë jashtë vendbanimit ose në autostradë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.