Zëvendëskryetari i Lëvizje BESA, Arjanit Hoxha, gjatë konferencës për shtyp të oganizuar sot, në pyetjet e gazetarëve lidhur me propozimin e qeverisë për përfaqësues të RMV në vendet vakante për ambasadorë mes tjerash ka thënë se Arifi e cila la komunën e Tetovës me 24 milionë euro borxh si ambasadore e ardhshme nuk paraqet vlerë as për BDI-në dhe as për shtetin që do ta përfaqëson.
“Nëse nuk turpërohesh bëj çfarë të duash. Fakti që të propozosh një kryetare komune që ka lënë në kaq borxhe Tetovën, në kaq situatë të mjerueshme qytetarët, që nuk ka ofruar asnjë vlerë politike në përfaqësimin e shqiptarëve mendoj se nuk i bën nderë as BDI-së dhe as shtetit”, ka thënë Arjanit Hoxha, Zëvendëskryetar i Lëvizjes BESA.
Propozimet e Qeverisë për vendet vakante nëpër ambasadat e ndryshme sipas opozitës konfirmon faktin se Qeveria shpërblen njerëzit të cilët kanë dështuar në menaxhimin e institucioneve në të cilat janë emëruar.