Çeçenët po vazhdojnë sulmet e tyre kundër Ukrainës, në mbështetje të Rusisë.
Lideri i ushtrisë çeçene, Adam Delimkhanov, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale i ka dërguar një mesazh Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“I rrethuar nga kufomat e ushtarëve të vrarë, ai thotë se SHBA-të nuk i financojnë të vdekurit, andaj nuk duhet të përfshihen në këtë luftë.
“Udhëheqja aktuale e Ukrainës ka lënë në mëshirë të fatit të gjithë ata që, të mashtruar nga propaganda e tyre e rreme, vazhdojnë t’i rezistojnë ushtrisë ruse. Nëse nuk i intereson të gjallët, çfarë të themi për kufomat? SHBA-të nuk i financojnë të vdekurit, prandaj ata nuk figurojnë më në këtë situatë”, ka thënë Delimkhanov.
Mes tjerash ai ka potencuar se qyteti i Mariupolit dita e ditës është duke u pastruar.
Bllok pas blloku, luftëtarët tanë trima, të udhëhequr nga Vëllai i dashur, deputeti i Dumës së Shtetit Adam Delimkhanov, po pastrojnë Mariupolin nga elementët kriminalë. Ndryshe nga nacionalistët ukrainas, Adam Sultanovich nuk lejon trajtimin çnjerëzor të kufomave të kundërshtarëve dhe kërkon t’i marrë dhe t’i dorëzojë në tokë sa më shpejt të jetë e mundur.
Udhëheqja aktuale e Ukrainës ka lënë në mëshirë të fatit të gjithë ata që, të mashtruar nga propaganda e tyre e rreme, vazhdojnë t’i rezistojnë ushtrisë ruse. Nëse nuk i intereson të gjallët, çfarë të themi për kufomat? SHBA-të nuk i financojnë të vdekurit, prandaj ata nuk figurojnë më në këtë situatë.