Policia e Tetovës prangos katër kosovarë afër kufirit

35

Policia e Tetovës ka arrestuar dje katër kosovarë në fshatin Jazhincë në kufi me Kosovën.

Sipas MPB, ata janë kapur duke bërë kontrabandë me begati.

Bëhet fjalë për personat me iniciale L.Z.(47), L.Sh. (48), L.A. (61) dhe A.C. (35), të cilët janë arrestuar nga policia në lokalitetin Rogaçevë dhe u është konfiskuar bagëtia.

MPB nuk ka bë të ditur nëse ata janë arrestuar duke kontrabanduar bagëti nga Kosova në Maqedoni, ose nga Maqedonia në Kosovë.