Detaje nga gjendja shëndetësore e Abramovich-it / Ishte disa orë i verbër

49

Oligarku rus Roman Abramovich dhe negociatorët ukrainas kishin pasur simptoma të helmimit pas një takimi të realizuar në Kiev në fillim të këtij muaji. Abramovich kishte filluar të ndihej keq derisa ishte në bisedime jozyrtare të paqes në Kiev, diku në fillim të muajit mars, tha një burim për Guardian.

Në negociata pjesëmarrësi ishte edhe përfaqësuesi ukrainas Rustem Umerov, i cili më vonë u largua nga Ukraina për në Poloni dhe më pas fluturoi për në Stamboll, ku u trajtuan.

Sytë e skuqur, iritime të lëkurës në fytyrë dhe duar

– Ishte gjatë udhëtimit të tij të parë në Kiev. Roman humbi shikimin për disa orë. Në Turqi ata janë trajtuar në një klinikë, së bashku me Rustemin – thotë i njëjti burimi.

Pas takimit në kryeqytetin ukrainas, Abramovich, i cili po udhëtonte midis Moskës, Lviv dhe vendeve të tjera të negociatave, dhe të paktën dy anëtarë të lartë të ekipit negociator ukrainas shfaqën simptoma të tilla si skuqje të syve, iritime të vazhdueshme dhe të dhimbshme të lëkurës në fytyrë.dhe duart, raporton Wall Street Journal.

Deklaratat nga burimi i Guardian-it janë në përputhje me deklarimet e Wall Street Journal dhe Qendrës Bellingcat për Gazetari Hulumtuese.

Ata kishin hëngër çokollatë dhe kishin pirë ujë

– Bellingcat mund të konfirmojë se tre anëtarë të ekipit negociator që morën pjesë në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë në natën midis 3 dhe 4 marsit 2022, përjetuan simptoma që përputhen me helmimin me kimikate. Një nga viktimat ishte edhe oligarku rus Roman Abramovich – shkruan Bellingcat.

Bellingcat tha se simptomat përfshijnë inflamacion të syve dhe lëkurës dhe dhimbje në sy.

– Tre burra që kishin këto simptomat, kishin konsumuar vetëm çokollatë dhe ujë për orë të tëra para se të shfaqeshin simptomat. Një anëtar i katërt i ekipit që konsumoi ujë dhe çokollatë nuk kishte simptoma. Bazuar në ekzaminimet në distancë dhe në vend, ekspertët dolën në përfundimin se simptomat me shumë gjasa ishin rezultat i helmimit me një armë kimike të paidentifikuar”, shkruan Bellingcat.

Abramovich iu kthye negociatave

Abramovich përmes zëdhënësit të tij sot e ka kakonfirmuar se kishte pasur simptoma të helmimit, por nuk dha më shumë informacion.

As Qeveria ukrainase nuk dha detaje të tjera.

“Për momentin ka shumë spekulime dhe ju rekomandojmë që të ndiqni vetëm informacionet zyrtare”, tha një zëdhënës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Abramovich dhe negociatorët ukrainas po shërohen dhe jeta e tyre nuk është në rrezik.

Të helmuar nga forcat e vijës së ashpër nga Moska?

Sipas WSJ, për helmimin fajësohen forcat e vijës së ashpër nga Moska që donin të minonin bisedimet e paqes.

Roman Abramovich, i përmendur tashmë, mori pjesë në negociatat e paqes si ndërmjetës midis palëve ndërluftuese. Ai dyshohet se ka marrë personalisht mesazhin që Zelensky i ka dërguar Putinit.

Abramovich, si shumica e oligarkëve, ka përfunduar nën sanksione. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, siç u njoftua pesë ditë më parë, i bëri thirrje Presidentit Joe Biden që të mos vendosë sanksione ndaj oligarkut rus Roman Abramovich, sepse ai mund të dëshmohet të jetë një ndërmjetës i dobishëm në bisedimet e paqes me Moskën.

Si rezultat, Shtëpia e Bardhë ka siguruar ministrinë e financave që të mos ndjekë planet për të vendosur sanksione ndaj Abramovich, thonë burime të njohura me situatën.

Raundi i katërt i bisedimeve ndërmjet delegacioneve zyrtare ruse dhe ukrainase pritet të nisë nesër në Stamboll.