Deputeti dhe nënkryetari i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi në fjalimin e tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në debatin për buxhetin, mes tjerave ka thënë se opozita me këtë sjellje që po bën do ta zgjashë edhe më shumë qeverisjen e koalicionit.
” Dua të përmend se në eksperiencën time të punës në organizata ndërkombëtare, pasi që në politikë jam i kyçur jo më pak se pesë vjet, kam vizituar edhe parlamente tjera, kam vizituar Kongresin e SHBA-së, kam vizituar parlamentin evropian në Republikën e Irlandës, kam qenë edhe poashtu në Irlandën Veriore në vitin 1998 ku së bashku me mua, unë si përfaqësues i Institutit Demokratik Ndërkombëtarë, ishin edhe përfaqësues nga pesë parti politike, edhe në atë kohë kishte përfaqësues edhe nga LSDM-ja edhe nga VMRO-ja, si dhe nga partitë shqiptare të asaj kohe, PPD dhe PDSH. Çka dua të them, në ’98-ën ishin zgjedhjet e para pasi u bë marrëveshja e “Të Premtes së Mirë”, në atë program ne kishim mundësi që të vizitojmë edhe Republikën e Irlandës edhe Irlandën Veriore dhe për fat të keq në atë kohë nuk u mor mesazh nga elitat politike se ndonjëherë me veprimet politik dhe deklaratat e partive politike, të cilat edhe mund të jenë për PR politik mund të arrihet deri tek ngritja e tensionit tek qytetarët panevojë që mund të sjellë edhe dëme më të mëdha për vetë qytetarët dhe për shtetin. E dyta që edhe kam thënë disa herë se jam solidarizuar në pjesën e segmetit të opozitës se edhe ne kemi qenë opozitë deri para këtyre zgjedhjeve, por dua t’ju jap një këshillë miqësore se mënyra e tillë e veprimit dhe retorika e tillë është dëshmuar që nuk ka përkuar me rezultat pozitiv në zgjedhje, në fund të fundit, një situatë e tillë e ngjajshme, në të cilën ndodhemi tani, ishte edhe përpara zgjedhjeve të fundit të parakohëshme të 15 korrikut, aso kohe edhe ne ishim pjesë e partive që kërkonin të ketë zgjedhje të reja të cilat u mbajtë dhe tani jemi pjesë e shumicës qeverisëse, ju edhe më tej jeni opozitë dhe ju sugjeroj që të mendoni për ndryshimin e qasjes për shkak se e shihni se këto mënyra që përdorni nuk rezultojnë të suksesshme në zgjedhje, e kam për juve se në fund të fundit, nëse do të shikoja nga këndvështrimi i shumicës qeverisëse do të ju kisha thënë ‘vazhdoni kështu se do të na e zgjatni edhe më shumë jetën politike…”, ka thënë Kastriot Rexhepi në debatin për buxhetin e vitit 2021.