LSDM – BESA para VMRO-së, BDI me gati 2 për qind tejkalon koalicionin ASH-AAA (FOTO)

575

Koalicioni LSDM-BESA dukshëm është para VMRO-DPMNE-së, konkretisht 24.8 për qind ndaj 21.2 për qind. Kështu tregojnë rezultatet e anketës më të re të Instituti Ndërkombëtar për Demokraci, e realizuar në qershor me 1212 anketues në gjithë territorin e vendit, ndërsa ka nxjerrë edhe Bashkimin Demokratik për Integrim para koalicionit ASH-AAA, shkruan gazeta KOHA.

Në pyetjen: “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, për cilën parti do të votonit?”, 7.2 e të anketuarve janë përgjigjur për BDI-në e Ali Ahmetit, ndërsa 5.7 për qind për koalicionin ASH-AAA. Nuk do të marrin pjesë në zgjedhje janë shprehur 16.5 për qind e të anketuarve, ndërsa 9 për qind akoma nuk kanë vendosur se kujt do t’ia japin votën.

Rreth 72 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk kanë qenë dhe nuk njohin ndonjë person që ka pasur presion për të votuar njërën apo tjetrën parti, derisa 16 për qind kanë thënë se personalisht kanë pasur presione gjatë votimit. Megjithatë, 23 për qind e të anketuarve nuk besoj se zgjedhjet e 15 korrikut do të jenë fer dhe demokratike.

Megjithatë, frika nga infektimi me koronavirus në ditën e zgjedhjeve është dukshëm shqetësues për qytetarët. Më shumë se 22 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk do të votojnë, pasi kanë frikë nga virusi Covid-19, derisa 12 për qind kanë thënë se nuk votojnë pasi janë të dëshpëruar nga të gjitha partitë politike. (koha.mk)