Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në Facebook ka arsyetuar votimin e ligjit në Kuvend për Parandalimin dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, ku përfshihen edhe të drejtat e LGBT-së apo ndryshe siç njihet martesa me gjininë e njëjtë, njofton TopAlNews.
“E, meqë në BE edhe orientimi seksual është përkatësi, me këtë ligj mbrohen nga diskriminimi edhe ata njerëz. Fundja, askush nuk mund ta diskriminojë askënd, edhe pse mund të besojë se vepra që e bën dikush është ves dhe vepër amorale. Në të vërtetë, shoqëria jonë është plot amoralitet sipas perceptimit tradicional, por askush nuk merr të drejtë ta gjykojë dikë dhe ta dënojë për ato veprime.”, shkruan Gashi në Facebook.
Votimi i këtij ligji nxiti reagime të shumta në rrjetët sociale, duke ua kujtuar atyre deputetëve shqiptar që votuan këtë ligj se po shkelin traditat kombëtare dhe fetare./TopAlNews/