Peskov: Abramovich nuk është negociator rus

20

Kremlini zyrtar thotë se miliarderi Roman Abramovich po merr pjesë legalisht në bisedimet në Stamboll midis delegacioneve ruse dhe ukrainase.

“Por ai nuk është anëtar i delegacionit rus”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai theksoi se pronari i klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich po qëndron në Stamboll me ftesë të të dy palëve ndërluftuese.