Kasami: Pas 15 Korrikut Çairi nuk do ketë kontrata në ajër, por punë konkrete (Video)

183

Mbrëmë kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami së bashku me kandidatin për deputet, Kastriot Rexhepi kanë realizuar takim me banorët e Çairit, ku edhe kanë shpalosur platformën e koalicionit “Mundemi”. Mes tjerash, Kasami ka deklaruar se Besa është në një koalicion fitues dhe se ajo do të jetë gardiani i votave shqiptare.

Gjithashtu, kreu Kasami ka deklaruar se pas 15 korrikut nuk do të ketë më kontrata në ajër por punë konkrete në teren, për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.

“Pas 15 Korrikut, nuk do të ketë kontrata në ajër, por punë konkrete dhe realizim të projekteve në interes të qytetarëve”, ka deklaruar Kasami.