I ftuar në Klan Debat kreu i komunës së Tetovës z. Bilall Kasami tha se ka mbaruar studimi i fizibilitetit për ujin për pije dhe së shpejti me një plan menaxhues dhe me një projekt të mirëfilltë
do të zgjidhim këtë problem të Tetovës. Kasami gjithashtu theksoi se Komuna e Tetovës ka marrë donacion mbi 200 mijë euro nga Komuna e Konya-s për ujëmatës, gjë që do të ndihmoj në racionalitetin e harxhimit të ujit në qytet!