Kasami në Shkodër, formon grupin ndërinstitucional për turizmin veror e dimëror mes Tetovës dhe Shkodrës

19

Kreu i Komunës së Tetovës z.Bilall Kasami ka qenë për vizitë në qytetin e Shkodrës ku u mirëprit edhe nga i pari i këtij qyteti Bardh Spahia!

LEXO

“Në qytetin e Shkodrës, një nga më të vjetrit në Shqipëri dhe më e madhja në Veriun e Shqipërisë 🇦🇱, për t’u mirëpritur nga i pari i këtij qyteti Bardh Spahia. Bukurit e Alpeve e afërsia me Detin Adriatik, e bënë Shkodrën një qytet mahnitës e mjaft tërheqës. Lidhur me këto, bashkë me kreun e Bashkisë folëm për turizmin në mes të dy komunave si dhe formimin e grupeve ndërinstitucionale për të zhvilluar turizmin veror e dimëror bashkërisht.

Gjithashtu, folëm për bashkëpunimet në sferën e kulturës, artit e sportit me çka Shkodra njihet për festivale të ndryshme pas çka të njejtat të organizohen në Tetovë dhe anasjelltas.

Shumë shpejtë, Shkodra do të jetë në kryeqendrën e Shqiptarëve, në Tetovën tonë e përfaqësuar nga miku im Bardh Spahia!” Ka potencuar mes të gjithash Bilall Kasami në statusin e tij në facebook