Fatmir Sabriu i Lëvizjes BESA ka thënë ca fjalë për mesazhin që qytetarët i përçuan partisë BDI
Për më shumë informacion
Lexo statusin e Sabriut
👇🏻
“Kutia e votimit e vogël për Bilallin e Madh, ishte mesazhi që qytetarët e Tetovës i perçuan BDI-së dhe gjithë shqiptarëve.
Pak rendësi ka sot interpretimi i mediave që financohen nga Grubi i cili vazhdimisht po sulmon Tetovën për të krijuar ndasi shqiptare. Por e ka të kotë sepse qytetarët e Tetovës nuk nisen nga premisat lokale, por nisen nga ajo që është më e mirë, më progresive, më vizionare dhe andaj zgjodhën Bilall Kasamin për kryetar. Ju vazhdoni trumbetoni ne nuk do ndalemi, Tetovës do i kthejmë dinjitetin e humbur, zhvillimin, perspektivën pasi tani i kemi eliminuar pengesat e udhëheqësisë së kaluar që zhvati qytetin, uzurpoi pronat publike, futi në borxhe institucionin, u hoqi punëtorëve shtesën e rrogës dhe dërgoi heroit e qytetit – zjarrfikësit në gjendje të rëndë ekonomike.
Koncerti paraqet thjesht një degjenerim të rinisë dhe ca adoleshentëve të drejtuar nga eksponent politik të BDI-së që akoma nuk mund ta gëlltitin humbjen e fundit. Kutia votuese është matës i mirë, e jo zhveshja e ‘këngëtareve’ që janë turpi i këtij kombi. Nuk merremi me komentime, puna e Bilallit do Ju detyroj që ta zgjatni dorën e pajtimit dhe të kërkimfaljes. Tetova nuk bën dallime lokale, por vetëm dallime në meritor, të punës, të përgjegjësisë, të vizionit dhe të realizimit. Këtë ne e çmojmë