AGROTIM në bashkëpunim me Komunën e Tetovës

24

AGROTIM në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, të enjten organizon Ditën Informuese për thirrjen aktuale të FITR, aplikim për thirrje për tokën dhe informacione për IPARD 3
Njoftojmë të gjithë bujqit e interesuar dhe agro-biznesmenët se ditën e enjte më 26.05.2022. në hapësirat e Komunës së Tetovës do të mbahet Info Dita, në temë aplikimi në thirrjen publike të Fondit për Inovacion dhe zhvillim teknologjik, thirrjet e paralajmëruara për tokën shtetërore nën koncesion si dhe për masat që priten nga IPARD 3 e cila këtë vit peshon 35 milion euro.
Në takim do të marrin pjesë, kryetari i Komunës së Tetovës- Bilall Kasami i cili do ta potencojë përkrahjen e pushtetit lokal për shfrytëzimin e masave të Qeverisë dhe fondeve evropiane, pastaj përfaqësuesi nga qendra konsultuese Agrokultura Konstalting, nga platforma bujqësore Agrotim dhe përfaqësues nga institucionet e sektorit të bujqësisë.
Tribuna fillon në orën 16 :00 në sallën e Komunës së Tetovës.
I mirëpresim të gjithë ata që janë të interesuar të investojnë në agronomi, të merrni sa më shumë informacione dhe të mund t’i shfrytëzoni këto mjete të sigurua nga shteti për modernizimin dhe zhvillimin e bizneseve tuaja.
Kontakt – 071 225 345 dhe 071 381 453