Kasami tek familja e dëshmorit të UÇK- së Ismail Nuhiu Mehmeti

67

Kreu i Komunës së Tetovës sot ka qenë i ftuar në konakun e familjes së dëshmorit të kombit Ismail Nuhiu Mehmeti-t! Për më shumë informacion

👇🏻

Kasami: ”I nderuar të jem i ftuar për iftar në konakun e familjes së dëshmorit të kombit Ismail Nuhiu Mehmeti.

Dhembja e familjes Mehmeti është edhe dhembja jonë, lufta e bijve dhe bijave tona për liri është e shenjtë, dëshmorët janë ata që flijuan jetën e tyre për lirinë që ne sot gëzojmë. UÇK-ja është historia jonë e shenjtë, prandaj edhe puna jonë do jetë për të çuar amanetin e tyre në vend.

Falënderoj familjen Mehmeti për mikëpritjen e treguar!”