Kreu i Komunës së Tetovës, në takim me ambasadoren Natalia Zadorozhny

32

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot e kishte realizuar një takim me ambasadoren Natalia Zadorozhny, ne dialogun e tyre kryetari kishte shprehur thellësisht solidaritetin e tij ndaj qytetarëve të Kievit!

Për më shumë detaje
??

Statusi i Kasamit:

“Në ambasadën e Ukrainës në Shkup, sot së bashku me zëvendës-kryetarin e Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, realizuam takim me ambasadoren Natalia Zadorozhny. Gjatë takimit z.Zadorozhny i shpreha solidaritetin tim të thellë ndaj qytetarëve të Kievit dhe popullit të Ukrainës. Në takim, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Tetovës, znj Zadorozhny i dorëzova edhe letrën solidarizuese drejtuar Kryetarit të Kievit z.Vitali Kliçko!

Gjithashtu, nga ambasadorja u informuam rreth situatës e cila mbizotëron në Ukrainë, na njoftoi edhe detajisht rreth luftimeve, masakrave se çfarë është duke ndodhur atje. Sa i përket RMV-së, ne si parti opozitare jemi të gatshëm të përkrahim çdo iniciativë që do ndërmerrët nga autoritetet shtetërore. Uroj, që së shpejti edhe Ukraina të jetë pjesë e NATO-së, që të ketë sigurinë e plotë teritorriale. Ambasadorës i ofruam mbështetjen e parezervë të Lëvizjes BESA, ku si parti politike mbështesim politikat evropiane duke dënuar agresionin rus në Bucha dhe gjatë gjithë kësaj kohë të vështirë që po kalojnë qytetarët e Ukrainës.
Në këto momente të vështira bashkëndjejmë dhembjen me popullin Ukrainas!”
—–