Britania i ndihmon Maqedonisë t’i arrit qëllimet e NATO-s

28

Që nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO para dy viteve, Mbretëria e Bashkuar ngushtë ka bashkëpunuar me Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbështetje të realizimit të qëllimeve të kapaciteteve të përcaktuara nga Aleanca, tha ambasadorja britanike në vend Rejçell Gallouej me rastin e 4 Prillit, Ditës së NATO-s.

Puna jonë, shtoi Gallouej, nënkupton se dislokimi i rregullt i ekipeve afatshkurte për trajnim për këshillim sa i përket taktikës së këmbësorisë dhe zhvillim të lidershipit.

“Këshilltari ynë për transformim është integruar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe është angazhuar për këshillim sa i përket proceseve dhe ndërveprueshmërisë së NATO-s. Gjatë vitit të fundit, kemi formuar qeli për koordinim të trajnimit në Shkup që ta harmonizojmë dhe optimizojmë mbështetjen tonë për trajnimin. Siguruam donacione dhe sisteme më bashkëkohore për qëndrim gjatë natës edhe në muajt e ardhshëm do të ofrojmë meta të reja elektronike dhe ndërtesa të përkohshme për trajnim urban dhe hibrid në poligonin Krivollak”, tha ambasadorja britanike.

Ajo shtoi se ngushtë bashkëpunojnë me Ministrinë e Mbrojtjes, Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe aleatët tanë në NATO për përgatitjet për stërvitjen “Përgjigja e shpejtë 22” [Swift Response 22], e cila përfshin më shumë se 4.000 anëtarë nga shtatë aleatë të NATO-s, duke i përfshirë Maqedoninë e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, Italinë, Francën, Malin e Zi dhe Shqipërinë, ndërsa është një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake që do të realizohen këtë pranverë në poligonin Krivollak.