Pas mos marrjes së mandatit të ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, në mungesë të votave të BDI-së, kanë shpërthyer reagime të shumta, duke akuzuar BDI-në se ajo ende po i kryen shërbim VMRO-së. Nga Lëvizja BESA thonë se BDI tash shpëton VMRO-në për ta shpëtuar atë në të ardhmen.
“Pa dashur të paragjykojmë për shëndetin e deputetit të BDI-së, por nga mënyra e realizimit të skenarit lihet hapur edhe dyshimi se BDI është duke mbrojtur deputetin e VMRO-DPMNE Trajko Veljanovski. Ne si Lëvizje Besa kemi të drejtë të dyshojmë se BDI po i bën shërbim VMRO-DPMNE përmes mos heqjes të imunitetit të Veljanovskit si dhe duke patur parasysh se ka zëra që shumë shpejt gjykata mund të kërkojë heqjen e imunitetit edhe të ndonjë deputeti të BDI-së që është nën hetim nga Prokuroria Speciale, dhe kjo na bën të dyshojmë se bëhet fjalë për shërbime të dyanshme mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së”, thonë nga Lëvizja BESA.