Në komunën e Tearcës sipas regjistrimit të populltaës së realizuar në vitin 2021 jetojnë 17.694 banorë prej të cilëve 8 851 janë të gjinisë mashkullore dhe 8 843 janë të gjinisë femërore.
Sipas Entit Shtetëror për Statistika 71.32 % janë shqiptarë, 18.32% maqedonas dhe 2.15% turq.
Ose shprehur në numra, popullsia rezidente është si në vijim: 14 704 shqiptarë, 2 114 maqedonas, 382 turq, 50 romë dhe 22 serb.
Krahasuar me regjistrimin e vitit 2002, numri i banorëve në këtë komunë ka rënë për 4 760.
Numri i shqiptarëve është 4 246 më pak, maqedonas 625 më pak, turq 134 më pak, rom 17 më pak kurse numri i serbëve është rritur nga 14 në 22.
Këto të dhëna tregojn se largimi i shqiptarëve për në vendet e Europës Perëndimore në fshatrat e komunës së Tearcës po reflektohet në uljen drastike të numrit të shqiptarëve rezident./tetova1