Ju ka ndodhur që të mos ndiheni mirë kur ngriheni papritmas? Mund të ndiheni të çuditshëm dhe të trullosur. Ky fenomen i çuditshëm quhet hipotension ortostatik. Njihet si një formë e presionit të ulët të gjakut që ndodh kur ngriheni pasi jeni shtrirë ose ulur për një kohë të gjatë.
Simptoma të tjera të kësaj gjendje përfshijnë shikimin e turbullt, dobësinë, dhe në raste të rënda, konfuzion, të fikët dhe të përziera. Sipas ekspertëve, arsyeja e këtij fenomeni është se presioni i gjakut bie shpejt, ndërsa trupi ndryshon pozicionin e tij nga ulur në të drejtë.
“Zakonisht, enët e gjakut në pjesën e poshtme të trupit kur ngrihemi ngushtohen dhe presioni i gjakut bie shumë kur ndryshon pozicioni i trupit”, thekson kardiologu Guy Majeda. Nëse ky proces nuk zhvillohet mjaftueshëm shpejt, rrjedha e gjakut në tru mund të reduktohet, duke çuar në marramendje dhe të fikët.
Hipotensioni ortostatik mund të jetë një simptomë e kushteve të tjera në trup. Njerëzit që janë anemikë kanë më pak vitaminë B12. Sëmundjet e zemrës dhe depresioni gjithashtu rrisin rrezikun. Dehidratimi është shkaku kryesor i hipotensionit ortostatik, pasi mungesa e ujit mund të zvogëlojë sasinë e gjakut në vena.
Nëse këto dukuri ndodhin shpesh dhe për një periudhë të gjatë kohore, duhet të shkoni te mjeku.