Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami kishte marrë pjesë ne promovimin e projektit ” Super shkolla ” bashkë zëvendësambasdorin e delegacionit të BE-së, Xhulian Baffalo si dhe nxënësit e shkollës së mesme Ekonomike të Tetovës dhe asaj profesionale “Bahri Hoxha”, nga Vushtrria. Në këtë projekt ishte potencuar se Komuna e Tetovës do të angazhohet maksimalisht që të ris bashkëpunimin në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe në këtë drejtim do të punojnë intenzivisht me të gjithë sektorët dhe institucionet evropiane.
-Për më shumë informacion
Kasami:
”I nderuar të marr pjesë në promovimin e projektit “ Super shkolla”, bashkë me zëvendësambasdorin e delegacionit të BE-së, Xhulian Baffalo dhe nxënësit e shkollës së mesme Ekonomike të Tetovës dhe ајо profesionale “Bahri Hoxha”, nga Vushtrria. Ne si komunë ndjehemi krenar që jemi pjesë e projektit që ka të bëjë me një nga vlerat më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, atë të komunikimit, bashkëpunimit dhe njohjes së ndërsjellë që vjen përmes nxënësve. Vlerësoj se projekti për bashkëpunimin e shkollave është më se i nevojshëm jo vetëm për Tetovën dhe shkollat e mesme, por për të gjitha gjenaratat e reja të cilët përmes komunikimit dhe bashkëpunimit do të kenë një pasqyrë më të qartë për vlerat që i ofron Bashkimi Evropian.
Në këtë takim theksova nevojën se Komuna e Tetovës do të angazhohet maksimalisht që të ris bashkëpunimin, të reflektojë në arsimin fillor dhe të mesëm dhe në këtë drejtim ne do të punojmë intenzivisht me të gjithë sektorët dhe institucionet evropiane. Shpresojmë se gjeneratat e këtyre nxënësve do të jenë pjesë e BE-së komplet si anëtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Detyrë e jona mbetet që ti shfrytëzojmë të gjitha potencialet arsimore, kapacitetet njerëzore që vetë të nisim të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe arsimimi”