Kasami: Lëvizja Besa e futi “diasporën shqiptare” në Kushtetutë

45

Me insistimin e Lëvizjes Besa tashmë edhe diaspora shqiptare njihet me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Bilall Kasami, kryetar i partisë Besa gjatë emisioni Click Plus theksoi se ky sukses i atribohet Lëvizjes Besa.

“Kur kemi të bëjm me diasporën. Kemi dy kategori të qytetarëve që janë jashtë vendit. Kemi kategorin e diasporës që jo detyirmisht janë shtetas të Maqedonisë, por ata e kanë marrë shtetësinë e vendit prej nga janë, apo janë gjeneratë e dytë apo e tretë të cilët ndjehen shqiptarë, kanë rënjë nga këtu, kanë lidhje emocioanle por nuk janë shtetas formalisht shtetas të Maqedonisë pasi kanë marrë shtetësinë e GJermanisë apo vendeve tjera. Dhe kemi kateogrinë tjetër që janë shtetas të Maqedonisë bile kanë edhe dokumente të Maqedonisë dhe të cilët përkohësisht janë të angazhuar jashtë vendit. Dhe kur jemi këtu ne si Lëvizje Besa krahas diasporës maqedonase e kemi futur edhe diasporën shqiptare. Tanimë shteti ka për obligim edhe diasporën shqiptare që vijn nga Maqedonia e Veriut, duhet të kujdeset ashtu siç kudjeset për diasporën maqedonase”, tha Kasami.