NPK-Zhelinë, afër 90% zvogëlon humbjen përgjatë vitit 2018

175

NPK-Zhelinë, afër 90% zvogëlon humbjen përgjatë vitit 2018.

Për hirë të transparencës ndaj qytetarëve që e kemi për obligim, ju njoftojmë për llogarin përfundimtare të vitit 2018, tha Drejtori z. Sedat Rushani nëpërmjet një postim publik, ja edhe postimin e plotë: Transparenca mbi te gjitha! Llogaria Përfundimtare e Ndërmarrjes Komunale Publike të Komunës së Zhelinës, për vitin 2018.

I njoftojmë qytetarët se përdallim nga viti 2017, kur NPK ka qenë në humbje me minus 4.000.000 milion denarë, këtë vit kemi arritur që t’a zvogëlojmë vetëm në 473.238 denarë respektivisht 3.526.762 denarë më pak. Për një komunë me Ndërmarrje transparente! Qytetari ka te drejtë të njoftohet.

Vazhdojmë edhe më tutje t’iu shërbejmë qytetarëve.

 

 

Vazhdojmë edhe më tutje t’iu shërbejmë qytetarëve.